Ministri i Punëve të Brendshmë, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit të IPK-së në bashkpënim me Prokurorinë Speciale ndaj dhjetëra zyrtarëve policorë nën dyshimet për përfshirjen e tyre në veprimtari të kundërligjshme.
Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të jetë vendi ku thyhet ligji e bëhet korrupsioni.
Me anë të një postimi, ministri Sveçla ka përgëzuar IPK-në dhe institucionet vartëse të MPB-së për siç ka thënë, “të cilët me seriozitet dhe ndershmëri punojnë maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe në përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre”.
“Si Ministër i Punëve të Brendshme, do të vazhdoj të jap mbështetjen time maksimale për secilin zyrtar policor veç e veç dhe për Policinë në tërësi në arritjen e qëllimeve të tyre madhore për të garantuar rend, ligj e siguri për të gjithë qytetarët në tërë territorin e Republikës së Kosovës.”