Biden do të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s

Biden do të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të thirrur nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Lajmin për pjesëmarrjen e Biden në samit, e ka konfirmuar misioni amerikan në NATO.

Samiti do të organizohet më 24 mars dhe do të mbahet në selinë e NATO-s në Bruksel.

Samiti do të trajtojë pushtimin rus në Ukrainë, mbështetjen e fortë të NATO-s për Ukrainën dhe forcimin e mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së organizatës Atlantiko-Veriore.

Related Articles