Kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi pasi është liruar nga paraburgimi ka dal me një sqarim për opinionin ku potencon se e gjith situata e krijuar që shpiu në arrestimin e tij është një keqkuptim.
“Dje për shkak të një debati verbal që pata me një koleg të FFK-së, i cili debat kishte qëllim krejt të mirë për të sqaruar një situatë nga marrëdhënia e punës në FFK, përfundoi pa shkas në Polici dhe ju dha hov nga disa media dhe grupe të interesit, duke e shfrytëzuar situatën zgjedhore që kemi në FFK, me ç ’rast unë përfundova për disa orë në Polici”, shkruan Ademi në Facebook.
Tutje ai ka treguar se pas deklaratave të të gjitha palëve të përfshira, u sqarua se e tëra ishte vetëm një keqkuptim, dhe kjo bërë që ai të lirohej nga ndalimi dhe tani gjendet në mesin e familjarëve dhe kolegëve të FFK-së.
“Ju siguroj se së bashkë me stafin e FFK-së do të vazhdojmë punën e madhe që na pret në organizimin e një procesi zgjedhor ligjor dhe të rregullt për datën 06 prill 2022, si dhe në organizimin e ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës këtë muaj”, përfundon kreu i FFK-së.
Kujtojmë se Ademi u akuzuar për sulm fizik ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori, i cili të mërkurën pasi u sulmua nga eprori i tij, e kishte paraqitur rastin në polici.
Arrestimin e kreut të FFK-së e kishte konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Prishtinë, 16.03.2022 – 13:30. Është raportuar se ka ndodhur një sulm fizik ku i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhej në raportin e PK-së.
Ndryshe, Govori ka qenë i ashpër në deklaratat ndaj Agim Ademit, teksa ka treguar se është kapur për fyti nga ai./Gazeta Enigma/