Çdo përdorim i armëve kimike nga Rusia do të ishte absolutisht i papranueshëm dhe do të ndryshonte tërësisht natyrën e konfliktit në Ukrainë, ka thënë të mërkurën sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan CNN.
Duke folur përpara samitit të NATO-s në Bruksel të enjten, shefi i NATO-s paralajmëroi se përdorimi i armëve kimike do të ishte shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe e pasojave të mëdha.
Stoltenberg akuzoi Kinën për ofrimin e mbështetjes politike dhe për përhapjen e gënjeshtrave dhe dezinformatave flagrante për Rusinë. Roli i Pekinit do të trajtohet në samit, shtoi ai.
Stoltenberg ka thënë se Kina ka vënë në pikëpyetje të drejtën e kombeve të pavarura për të zgjedhur rrugën e tyre, duke shtuar se aleanca është e shqetësuar se Kina mund të sigurojë “mbështetje materiale për Rusinë”.