Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko, në thirrjen e tij për ndërprerjen e lidhjeve tregëtare me Rusinë, tha se çdo euro që merret nga Rusia, është gjak ukrainas.
“Çdo euro, çdo cent që merrni ose dërgoni në Rusi ka gjak, janë para të përgjakshme dhe gjaku i këtyre parave është gjaku i Ukrainës. Gjaku i popullit ukrainas”, u shpreh ai.
Tutje, ai tha se në Bucha pa civilë të vdekur, duke përfshirë një grua të moshuar, dhe një makinë me një flamur të bardhë dhe shkronjat “fëmijë” nga jashtë që ishin qëlluar dhe kishte gjak brenda./Gazeta Enigma/