“Norovirusi” është lloji i virusit që ka ardhur në Kosovë e i cili shkakton të përziera dhe të vjella, shkruan Gazeta Enigma.
“Norovirusi” përhapet lehtësisht nëpër vende publike dhe transmetohet kur një grimcë e vogël e të vjellave nga një person i infektuar dhe futet në gojën e dikujt tjetër.
Kjo tingëllon pak e rëndë dhe e pamundur, por mund të ndodhë, veçanërisht kur prekni një sipërfaqe të kontaminuar dhe më pas vendosni dorën në gojë ose nëse hani ushqim që ka qenë i kontaminuar.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për t’ju mbrojtur nga norovirusi pasi vetëm dezinfektimi i duarve nuk është mjaft i fortë për të vrarë insektin.
Drejtoresha e QKMF-së në Gjilan, Arbenita Hajdari, në një përgjigje për Gazetën Enigma ka treguar se ky virus është prezent, ndonëse nuk dihen shifra të sakta.
“Po kemi pas një numër jo shumë të madh të pacientëve me këto simptome – vjellje , përzierje dhe mundim, por që nuk e dimë saktë në numër sa janë”, ka theksuar Hajadari.
Edhe në komunën e Pejës ka raste me “Norovirus”, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci, në një përgjigje për Gazetën Enigma ka thënë se numri i pacientëve me këtë virus nuk është alarmues.
”Kemi raste por nuk janë në masë të lart por jo raste të shumta për të pasur shqetësim të madh”, ka deklaruar ai.
Tutje ai ka shtuar se ky virus ka ardhur si pasoj e ndryshimeve të klimës.
“Ka raste, por më shumë këto raste ia lëmë stinës, edhe ndryshimeve të kohës që tani janë aktuale. Ka pacientë në çdo qendër shëndetësore, por nuk ka diçka në masë të madhe sa me u shqetësuar”, ka thënë Loci për Enigmën.
Si duhet të mbrohemi nga ky virus sipas ekspertëve shëndetësorë?
“Si zakonisht edhe ndaj virusëve tjerë mbrojtja më e mirë është pastërtia, larja e duarve, dezinfektimi i duarve, konsumimi i ushqimit të shtëpisë, pushim dhe pirja e sa më shumë lëngjeve për mos t’u dehidruar, e nëse nuk funksionojnë këto atëherë janë mjekët ata te të cilët duhet të lajmërohen për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Drejtoresha e QKMF në Gjilan, Arbenita Hajdari për Enigmën.
Ndërsa Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës, Petrit Loci, ka thënë se “si çdo virus tjetër janë masat përkatëse, por nuk mund të japim diçka konkrete pasi që edhe instituti i cili është përgjegjës për shëndetin e qytetarëve ende nuk ka dal me një qëndrim për këtë virus”.
“Ejona është vetëm me i trajtuar pacientët që lajmërohen në qendra shëndetësore, ndërsa është Instituti i Shëndetit publik që del me qëndrime se çka duhet të ndërmarrin qytetarët”, ka deklaruar Loci për Enigmën.
Norovirusi është virus i cili shkakton të përziera dhe të vjella
Ekspertët në Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) që monitorojnë shpërthimet paralajmëruan se rastet janë rritur javët e fundit.
Lesley Larkin, Udhëheqës i Mbikëqyrjes, së infeksioneve gastrointestinale dhe Sigurisë Ushqimore në Britani, tha se ky virus transmetohet lehtësisht.
“Ajo transmetohet lehtësisht te njerëzit përreth jush dhe megjithëse është e pakëndshme, shumica e njerëzve e kalojnë atë brenda një ose dy ditësh, megjithatë, mund të zgjasë më shumë tek të rinjtë, të moshuarit ose ata me sistem imunitar të dobësuar”, u shpreh ai.
Ai gjithashtu bëri thirrje që kur keni këto simptoma, të qëndroni në shtëpi
“Qëndroni në shtëpi nëse keni simptoma të norovirusit dhe mos u ktheni në punë ose mos u përzieni me miqtë dhe familjen deri në 48 orë pasi simptomat të jenë hequr”, tha ai.
Edhe pse simptomat e norovirusit duken intensive, zakonisht mund ta trajtoni veten dhe fëmijën tuaj në shtëpi./Gazeta Enigma/