Një person ka mbetur i vrarë dhe një i plagosur si pasoj e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur në fshatin Vollajkë të Klinës, shkruan Gazeta Enigma.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për Gazetën Enigma se njëri nga viktimat ka vdekur në Spitalin e Pejës.
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, ka bërë të ditur Gashi për Gazetën Enigma.