Trajneri Arsim Thaqi do të mbetet tek skuadra e Malishevës edhe në edicionin e ardhshëm.
Thaqi e udhëhoqi Malishevën në stinorin e kaluar, ku arriti ta mbajë në elitën e futbollit kosovar, pas fitores 3-0 ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit.
Drejtuesit e Malishevës ia kanë besuar punën Arsim Thaqit edhe për sezonin e ardhshëm – ku synimi do të jetë me shumë gjasë i njëjti.
Trajneri i njohur kosovar, Arsim Thaqi e konfirmoi për ‘Gazetën Enigma’ se ka arritur marrëveshje me klubin e Malishevës për vazhdimin e kontratës.
“Kam mbetur vetëm pjesa teknike, pra të nënshkruhet kontrata. Pjesa tjetër ka përfunduar gjithçka”, tha shkurtimisht Arsim Thaqi.