Nga sot rruga drejt Pallatit të Drejtësisë do të bllokohet për një muaj, shkak punimet

Nga sot rruga drejt Pallatit të Drejtësisë do të bllokohet për një muaj, shkak punimet

Rruga “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet, e cila çon për te Pallati i Drejtësisë, nga sot do të bllokohet për shkak të punimeve.

Këto punime janë paraparë të fillojnë sot e do të zgjasin një muaj.

“Si rezultat i punimeve në kuadër të Komunës së Prishtinës, segmenti i kësaj rruge do të mbyllet nga data 12.09.2022 deri me datë 12.10.2022” ka njoftuar Gjykata e Apelit.

Në të njëjtën kohë, u është bërë thirrje stafit të Pallatit të Drejtësisë dhe të gjithë qytetarëve, që të shfrytëzojnë rrugët alternative, deri në përfundim të punimeve. 

Related Articles