Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës së parë për sesionin vjeshtor

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës së parë për sesionin vjeshtor


Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje duke filluar nga 11:00.

Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe data e seancës së re plenare, e cila do të jetë e para për sesionin vjeshtor.

Në rendin e ditës janë pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022 – votimi në parim i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale.

Pikë e dytë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i parë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës si pikë e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars, 14 prill dhe 22 qershor 2022.Reklama

Në rend dite është edhe pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 7, 14 prill dhe 22 qershor 2022 – zgjedhja e një anëtari të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.

Kryesia në rend dite ka edhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare e datës 4 gusht 2022 – votimi në lexim të dytë i projektligjit për Qeverinë e Kosovës, votimi në parim i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për noterinë, shqyrtimi i strategjisë së sigurisë së Kosovës 2022-2027, zgjedhja e një anëtari të bordit të RTK-së nga komuniteti shqiptar, shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të RTK-së për 2021 dhe raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në RTK”, formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave.Reklamahttps://2d60f7081b0576646d43309bf9bd53d9.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të caktojë edhe datën e seancës së re plenare, ku në rend dite do të jenë për shqyrtim të parë një sërë projektligjesh, në mesin e tyre edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. 

Related Articles