Kreu i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, ka pranuar ftesën e kryeministrin, Albin Kurti, për takim të përbashkët me liderët opozitarë.
Por, PDK-ja bën të ditur se ende s’ka përgjigje për këtë takim pa e ditur fillimisht agjendën.
“Para pak minutash kemi pranuar një e-mail nga Kabineti i Kryeministrit, nëpërmjet të cilit ështe ftuar kryetari i PDK-së Memli Kransiqi për takim të përbashkët me krerët e subjekteve opozitare dhe kryeministrin”.
“Por, në këtë e-mail nuk është specifikuar tema dhe agjenda takimit. Pasi të marrim informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit për qëllimin dhe agjendën zyrtare të takimit, kyetari do të vendosë se a do të merr pjesë në këtë takim apo jo”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Komunikimit të PDK-së.
Kujtojmë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për t’u takuar të premten.