Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi bëri hapjen e punimeve të Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, përshëndeti të pranishmit.
Ajo tha se ky Forum sot është kulmi i një pune ndër dekada, për çka kanë punuar gratë e Kosovës, para 22 vitesh gratë nisen iniciativën për Rezolutën 13/25.
“Gratë në Kosovë kanë kaluar një rrugë të gjatë deri këtu, por sot të drejtat e grave në shumë vende të botës po shkelen, ato po dhunohen deri në vdekje. Por, kjo nuk do të thotë se ne do të heshtim, ka shumë të reja që luftojnë për këto të drejta”, tha Osmani.
Ajo, tha se do të punojnë ditë e natë për barazinë dhe se nuk mund të harrohet histori e grave të Kosovës, që me protesta me kalimin e vështirësive të shumta gjatë luftës.
“Na vjen mirë që kemi grumbulluar një numër kaq të madh pjesëmarrësish në këtë Forum.
Osmani falënderojë pjesëmarrësit e këtij Forumi, nga 33 vende të botës. Deri sa foli për gratë në ukrainase po vuajnë nga lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Ajo shtoi se një organizim i pari i këtij lloji, është e rëndësishëm për njerëzimin në përgjithësi.
Në fjalën e saj para të pranishmëve, e para e shtetit ka falënderuar partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për ndihmën në organizimin e këtij eventi.
“Ne besojmë që nëse i njohim praktikat e partneritetit, çdo fëmijë do të na jep kontributin që të ndërtojmë një botë paqësore. Pjesëmarrja dhe vetëbesimi është mbushur me liderë ekspertë nga e gjithë bota, të cilët e kanë mësuar mësimin e tyre për botën si një botë të sigurt. Dua t’i falënderoj miqtë që e kanë bërë këtë Forum të gjitha institucionet kosovare dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, u shpreh Osmani.
Përgjatë dy ditëve sa do të zgjasë ky Forum, folës, panelistë e diskutues të tjerë do të debatojnë në temën bosht “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”.