Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, po merr pjesë në Konferencën e Mynihut.
Atje po marrin pjesë edhe ministres e tjera të jashtme, si ajo e Shqipërisë, Olta Xhaçka, Maria Ubach Font nga Andorra, Hadja Lahbib nga Belgjika, Melanie Joly nga Kanada, Catherine Colonna nga Franca, Annalena Baerbock nga Gjermania, Tanja Fajon nga Sllovenia, etj.
Zyra e Jashtme Federale e Gjermanisë, ka bërë të ditur se ministret së bashku kanë dënuar fuqishëm shtytjen e talebanëve për të përjashtuar gratë nga e gjithë jeta publike.
“Ministret e Jashtme nëKonferencën e Sigurisë së Mynihut 2023, dënojmë fuqishëm shtytjen e talebanëve për të përjashtuar gratë nga e gjithë jeta publike: gratë nuk lejohen të shëtisin nëpër parqe, nuk shihen më në ekranet televizive, privohen nga e drejta e tyre për të ndjekur shkollat dhe universitetet”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se në këtë mënyrë, talebanët po kryejnë shkelje më të rënda të të drejtave të njeriut, përcjell Klankosova.tv.
“Duke përjashtuar gjysmën e popullsisë së Afganistanit nga shoqëria, talebanët po kryejnë shkelje më të rënda të të drejtave të njeriut. Dhe talebanët po rrezikojnë të ardhmen e të gjithë vendit.Ne jemi të bashkuar në thirrjen tonë për të hequr këto kufizime ndaj grave, veçanërisht kur bëhet fjalë për rolin e tyre thelbësor në ofrimin e ndihmës humanitare”, thuhet tutje në njoftim.