PDK-ja kërkon intervistimin e Kurtit e Haxhiut për rastin Dehari (VIDEO)

PDK-ja kërkon intervistimin e Kurtit e Haxhiut për rastin Dehari (VIDEO)

Partia Demokratike e Kosovës po konsideron se vdekja e Astrit Deharit, po keqpërdoret politikisht nga partia në pushtet.

E për t`i hapur rrugë zbardhjes së këtij rasti, PDK-ja po kërkon që të intervistohet Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të dy ish-shokë të partisë së Deharit.

Për këtë partia opozitare mori shkas në akuzat e deputetit të Vetëvendosjes Haki Abazi.

Gruda që kryeson drejtësinë në PDK, ka kritika për shefen e këtij dikasteri në qeveri, edhe pasi e njëjta kërkoi që prokurori në rastin ku ajo akuzohej per hedhje gazi, të tërhiqet.

Në këtë paraqitje, u bë e ditur se PDK-ja po pret të shoh nëse janë ndryshuar pikat që rekomandoi Komisioni i Venecias për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Nëse të njëjtat nuk janë marrë parasysh, Gruda paralajmëroi se do t`i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, për interpretim në këtë çështje.

Related Articles