Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka dhënë detaje nga biseda e tij telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në prag të takimit të nesërm në Bruksel.
Chollet ka thënë se e përshëndet angazhimin e Serbisë në propozimin e BE-së.
“Përshëndes angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë për zotimin konstruktiv në propozimin e BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkroi Chollet në Twitter.