Qeveria do të investojë për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe për këtë do të shpallet një konkurs ndërkombëtar, raporton Gazeta Enigma.
Në mbledhjen e sotme të Ekzekutivit u miratua vendimi për aprovimin e kritereve, kushteve për shpalljen e konkursit si dhe procedurat e aplikimit të përzgjedhjes së projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari”.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, dha më shumë detaje në mbledhjen e Qeverisë.
Kjo ishte pika e parë e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë në 25-vjetorin e rënies së familjes Jashari se kanë qëllim ta shndërrojnë këtë fshat në “peizash kulturor historik”. /Gazeta Enigma/