Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, nën dyshimin për dhunimin e një të miture, raporton Gazeta Enigma.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë.
Njoftimi i plotë i policisë:
“DHUNIM/Mitrovicë 25.03.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport/ Gazeta Enigma.