Duke folur për Gazeta “Enigma” kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është shprehur optimist për cilësinë e të ardhmes së futbollit të Kosovës.
“Duke u bazuar në përgatitjet dhe rezultatet në ligën tonë, unë shpresoj dhe dëshiroj që klubet tona do të jenë në nivel më të lartë këtë vit dhe besoj që do të sjellin rezultate më të mira se vitet paraprake”.
Ademi mw pas ka potencuar rëndësinë e përgtitjes sa më të mirë të skuadrave që do të përfaqësojnë futbollin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, Prishtina, Drita e Llapi, duke konstatuar domosdonë e masave të hershme që duhet ndërmarrë për vaksinimin e lojtarëve, me qëllim të shmangies së vonesave dhe aspekteve tjera sanksionuese.
“Mendoj se klubet tona duhet të jenë të gatshme në të gjitha aspektet dhe duhet përgatitur sa më mirë për garat evropiane në të tri nivelet, duke përfshirë këtu edhe masat anti Covid-19.”, tha ai.
“Këtë vit do të mundohemi t’i vaksinojmë futbollistët dhe personelin e ekipeve që do të jenë pjesë e këtyre garave, para se të fillojnë ato, në mënyrë që t’i shmangim problemet që kishin klubet tona vitin e kaluar për shkak të pandemisë, e cila edhe i dëmtoi” tha kreu i FFK-së për Gazeta “Enigma”, duke bërë të ditur në fund se “tërë kjo çështje varet nga organet shtetërore relevante.”