“Unë jam i pafajshëm”, “S’pajtohem aspak me aktakuzën” – Cilat ishin fjalët e para të Thaçit dhe të tjerëve sot në seancë?

“Unë jam i pafajshëm”, “S’pajtohem aspak me aktakuzën” – Cilat ishin fjalët e para të Thaçit dhe të tjerëve sot në seancë?


Sot ka nisur gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së, raporton Gazeta Enigma.


Me të filluar seanca nga Prokuroria Speciale u lexuan pikat e aktakuzës shkurtimisht me ç’rast, ish krerët e UÇK-së, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi u pyetën nëse i kuptojnë pikat e aktakuzës.

Përgjigje të ndryshme dhanë në këtë pikë ish krerët.

“E kuptoj aktakuzën por unë jam plotësisht i pafajshëm”, tha Thaçi.

Njësoj u deklarua edhe Rexhep Selimi.

Ndërkohë Kadri Veseli gjatë fjalës së tij shprehu paknaqësi lidhur me zgjatjen e procesit të mbajtjes në burgim të tyre.

“Veseli, e kuptoj, shpreh pakenaqësinë time për një vonesë 1 vjeçare e gjysmë”, deklaroi në pyetjen e bërë se a e kupton aktakuzën e ndryshuar.

E më i mllefosur se të gjithë u tregua, Jakup Krasniqi.

Ai tha se s’e kupton tekstin e aktakuzës, pasi s’ka të bëjë asgjë me asnjërën nga pikat e saj.

“Unë e kam të vështirë ta kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është përpiluar ajo Unë s’kam asnjë lidhje me pikat që i lexoj prokuroria para pak kohësh”, tha ai.

I menjëhershëm ishte reagimi i prokurorit special. “Po ju pyesim a e kuptoni aktakuzën”, tha ai.

Tutje u përgjigj sërish Krasniqi. “E kuptoj kështu siç është, por nuk pajtohem pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza”.

Prej nëntorit të vitit 2020, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

Në tekstin më poshtë mund të gjeni një kronologji të procesit paragjyqësor ndaj tyre, por edhe detaje të tjera nga aktakuza, që ishte konfirmuar në tetor të 2020, por ishte bërë publike një muaj më vonë

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, janë krijuar pas votimit më 2015 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky institucion, që njihet edhe si Gjykata Speciale, heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përmenden 40 lokacione ku dyshohet se u kryen krime. / Gazeta Enigma.

Related Articles