Chelsesa zgjodhi Frank Lampard për të zëvendësuar Graham Potter-in e shkarkuar. Numri një i “Bluve të Londrës”, Todd Boehly i besoi Lampard për ta mbyllur sezonin pasi ish-mesfushori e njeh më së miri ambientin në skuadrën angleze.
Vetë Lampard pas firmës që e riktheu te Chelsea, u shpreh se për të ishte një vendim i lehtë dhe se nuk i duhej ta mendonte shumë ofertën e Boehly ndërsa shtoi se mendon të bëj më të mirën deri në fundin e sezonit.
Ishte një vendim i lehtë për t’u marrë nga ana ime, bëhet fjalë për Chelsean. Është klubi im! Kam ndjekur një rrugëtim ndryshe prej momentit kur jam larguar nga Chelsea, por të rikthehem këtu me idenë se mund ta ndihmoj skuadrës deri në fundin e sezonit, është fantastike. Kam besim në veten time dhe e njoh mirë skuadrën pasi me shumë prej lojtarëve kam punuar më parë. Dua të bëj më të mirën time dhe të kem një impakt pozitiv në klub”, u shpreh Lampard.