Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave të Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nuk është regjistruar asnjë vdekje gjatë 24 orëve të fundit, raporton Gazeta Enigma.
Ndërsa, nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa 177 qytetarë janë shëruar.
Ndryshe, në njoftimin e MSH-së bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Numri i rasteve aktive në Kosovë është 2043.
/Gazeta Enigma/.