Që nga sot qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për subvencionimin të termoizolimit të mureve të jashtme, termoizolimit të kulmeve si dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme për 45% të vlerës së investime deri në 5 mijë e 500 euro, shkruan Gazeta Enigma.
Ky projekt është duke u implementuar nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe mbështet financiarisht nga Komisioni Evropian në Kosovë.
Po ashtu gjatë ditës së sotme edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se është hapur thirrja për masat e radhës për rritjen e efiçiencës të energjisë.
“Përmes këtyre masave të reja, do të mund të përfitoni nga subvencionimi për termoizolim të mureve të jashtme dhe kulmeve dhe ndërrim të dritareve dhe dyerve të jashtme. Subvencioni do të mbulojë 45% të vlerës së investimit, deri në e 5,500 euro. E për familjet ku shtëpia është bashkëpronësi e të dy bashkëshortëve apo në pronësi të gruas, subvencionimi arrin 50%”, ka shkruar Kurti.
Ai ka njoftuar se qeveria ka subvencionuar 10 mijë familje me 5 milionë euro për të blerë pajisje efiçiente për ngrohje.
Gazeta Enigma ka kontaktuar njërin prej auditorëve të akredituar nga Qeveria e Kosovës për këto subvencionime përrritjen e efiçencës së energjisë, Ermal Hoxhën.
Hoxha ka thënë detaje se kush mundet të përfitojnë grant përmes këtij subvencionimi, cila kategori e qytetarëve.
“Fondi i Kosovës për efiçiencë të energjisë ka bërë thirrjen publike për aplikimin e masave emergjente të efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial-shtepitë individuale të banimit privat. Aplikimi për të qenë përfitues i këtij granti bëhet përmes platformës online e-kosova. Kushti kryesor për të qenë përfitues është që në 24 muajt e fundit së paku duhet të jenë 21 muaj që kanë bërë shpenzime të energjisë minimumi 250KW/h. Kjo është e lehtë për t’u verifikua pasi që në e-kosova e shkruani numrin e orës DP: dhe aty automatikisht verifikohen kilovat e shpenzuar në 24 muajt e fundit”, thotë Ermal Hoxhaj për Gazetën Enigma.
Ermal Hoxha ka treguar se cili është roli i auditorit për këtë thirrje publike.
“Roli i auditorit të efiçiencës së energjisë është se në bashkëpunim me pronarin i cili vendos se në çfarë masazh dëshiron të ndërmerr për përmirësimin e efiçiencës e bën raportin, matjet dhe specifikimin e materialeve“, ka treguar ai.
Projekti për zbatimin e masave emergjente të Efiçiencë së energjisë në sektorin rezidencial – shtëpitë individuale të banimit ka për qëllim mbështetjen e konsumatorëve familjar përmes rritjes së efiçiencës së energjisë në shtëpitë individuale, dhe financohet nga mjetet e Bashkimit Evropian të Pakos Emergjente, siguruar përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Projekti përfshin subvencionimin e kostos së zbatimit të masave të përzgjedhura të efiçiencës së energjisë në shtëpi private (individuale) të banimit, si: izolimi i jashtëm i shtëpisë, ndërrimi i dritareve, derës së hyrjes dhe izolimi i kulimit, sipas standardeve minimale dhe kritereve të përcaktuara nga FKEE.
Lista e masave që subvencionohet për secilin aplikues do t`i nënshtrohet një konfirmimit nga auditorët e energjisë.
FKEE do të ofrojë një subvencion prej 45% të kostos së investimit, e kufizuar në shumën prej 5,500 €, për zbatimin e masave të Efiçiencës së energjisë për një shtëpi – përfitues individual, e destinuar vetëm për banim privat/familjar. Shuma e subvencionimit varet nga para-masa dhe para-llogaria e aprovuar nga FKEE, për masat të cilat paraprakisht auditori i energjisë i ka konfirmuar në raportin e auditimit. Një bonus shtesë prej 5%, duke e rritur subvencionin në 50% do të jepet nën rrethanat e mëposhtme:
• Nëse prona është në bashkëpronësi të bashkëshortëve; ose
• Nëse gruaja është pronare e pronës.
Në foton e mëposhtme i keni të renditura në detaje se për cilat masa të efiçiencës mund të aplikojnë qytetarët: