Zbulohet portieri favorit për t’u transferuar te Real Madridi pas lëndimit të Courtois

Zbulohet portieri favorit për t’u transferuar te Real Madridi pas lëndimit të Courtois


Real Madridi është në kërkim të një portieri të ri për të paktën këtë sezon, pas një këputjeje dëshpëruese të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e Thibaut Courtois. Reprezentuesi belg u largua me barelë në stërvitje të enjten, dhe tani Los Blancos do të kthehen me forcë në treg.

Portieri 31-vjeçar ka të ngjarë të humbasë të gjithë, nëse jo pjesën më të madhe të sezonit për shkak të lëndimit, dhe një listë e ngushtë u hartua shpejt për zëvendësimin e tij.

Ajo listë përbëhej nga David de Gea, Yassine Bounou i Sevillas, Giorgi Mamardashvili i Valencias, Kepa Arrizabalaga i Chelsea dhe Dominik Livakovic i Dinamo Zagrebit, si dhe disa që përmendnin Keylor Navas në linjë për një rikthim.

Shumë supozuan se De Gea ishte në krye të asaj liste, duke pasur parasysh se ai ndoshta ka reputacionin më të madh, është spanjoll dhe është i disponueshëm falas pasi u lirua nga Manchester United.

Megjithatë të enjten mbrëma, dolën raportet e para se marokeni Bounou mund të jetë favorit për t’u transferuar në Santiago Bernabeu.

Sipas mediumit Cadena Cope, një shifër rreth 20 milionë euro mund të jetë e mjaftueshme për ta bindur Sevillan të ndahet me të.

Një pjesë e arsyes është se Carlo Ancelotti ka dyshimet e tij për De Gean. Menaxheri italian nuk është i bindur nga spanjolli dhe ka vënë veton për ardhjen e tij.

Ndërsa nuk mund të përjashtohet plotësisht, duke qenë se ai është ndoshta më i lehtë për t’u blerë, duket e pamundur që Los Blancos të shkojnë kundër dëshirave të trajnerit. 

Related Articles