Policia ka raportuar se një i mitur në Mitrovicë e ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri një të mitur tjetër.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit Zastava
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Mitrovicë. 26.08.2023-06:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i mitur, aksidentalisht ka plagosur me armë zjarrit viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendngjarje është gjete dhe konfiskuar një revole e llojit Zastava. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.” / Gazeta Enigma.