Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në veri do të punojnë edhe sot

Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në veri do të punojnë edhe sot

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 30 tetor 2023, për lejimin e regjistrimit të veturave nga targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS nga data 1 nëntor 2023 deri me 1 dhjetor 2023, është shtuar fluksi i qytetarëve, të cilët po i konvertojnë targat në RKS.

Për këtë qëllim, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme njofton që sot, e shtunë, do të punojnë Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore.

Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët e komunitetit serb që të shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të veturave me targa RKS, duke shfrytëzuar edhe lehtësirat financiare sipas vendimit të Qeverisë.

Related Articles