Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se janë vetëm edhe 238 raste aktive me COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 107, raporton Gazeta Enigma.
Nga fillimi i pandemisë deri më tani nga coronavirusi kanë vdekur 2,250 persona.
Në Kosovë tashmë ka nisur edhe procesi i vaksinimit masiv, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102 mijë e 598 doza të vaksinës.
Nga raporti i IKSHPK-së, bëhet e ditur se deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.