Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Sipas të dhënave sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se gjithsej 125.882 qytetarë janë vaksinuar deri më tani.