Meta: Kosova ka çështje më të rëndësishme se dinarin

Meta: Kosova ka çështje më të rëndësishme se dinarin

Ilir Meta ka thënë se Republika e Kosovës ka çështje më të rëndësishme se sa çështjen e dinarit serb.

Meta tha se nëse faktori ndërkombëtarë është i befasuar me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës atëherë sipas tij, kjo nuk është një gjë e mirë.

“Besoj se reagimi i para pak ditësh i presidentes Osmani për çështjen e dinarit është i rëndësishëm edhe si kryetare e shtetit për të garantuar një mbarëvajtje të proceseve. Ajo që do të them është se nëse ndërkombëtarët janë të befasuar, kjo nuk është gjë e mirë. Nuk është një gjë e mirë për arsye se Kosova ka çështje më të rëndësishme sesa kjo çështje që është shfaqur dhe që unë besoj se do të menaxhohet me përgjegjshmëri dhe me pjekuri”, tha Meta në Tëvë 1.

“Kosova ka pasë një avantazh të jashtëzakonshëm pas ngjarjeve të padëshiruara të dhunshme dhe kriminale të nxitura nga Serbia përpara disa muajsh. E  gjithë bota e kuptoi se kush e ka patur përgjegjësinë për vite të tëra për këtë tensionim të qëllimshëm në veri të Kosovës dhe për këto raporte jofunksionale midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe nuk është mirë për çështje të tjera, që unë do t’i vlerësoja të karakterit sekondar apo tercial të krijohet një situatë që merr kaq shumë vëmendje”, tha ai.

“Kosova ka paraqitur vullnetin e saj për marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Serbia është përpjekur t’i kalojë detyrimet e saj dhe dhe të përqëndrohet thjeshtë në çështje që i interesojnë dhe të evitojë marrjen e përgjegjësive dhe detyrimeve të saj. Unë mendoj që këtu duhet mbajtur fokusi dhe jo të krijohen çështje të tjera. Ajo që kuptohet është që Serbia po përpiqet të shkëpusë çështjen e Asociacionit nga detyrimet e tjera që i takojnë Serbisë për të përmbushur një marrëveshje të plotë”, shtoi Meta.

Related Articles