Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s e ka uruar popullin e Kosovës.
Urimin për 25-vjetorin e çlirimit të vendit, Rama e ka bërë përmes një postimi në Facebook.
“Me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkroi Rama.
Pos këtij urimi, kreu i qeverisë shqiptarë ka uruar edhe anëtarët e Partisë Socialiste e cila mbush 33 vjet që nga themelimi i saj. /Gazeta Enigma