Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë punimet e seancës së kaluar, duke filluar nga ora 10:00, ku këtë e ka bërë të ditur Drejtoria për Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë kësaj seance pritet të votohet shkarkimi i pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Në këtë seancë po ashtu është paraparë edhe formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave, si dhe do të shqyrtohet propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike, si pasojë e pandemisë COVID-19