Gjatë ditës së enjte në Prespë u mbajt Forumi i Vendeve të Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta Enigma.
Mes përfaqësuesve të politikës së jashtme të këtyre shteteve, të pranishëm ishin edhe Miroslav Lajçak, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe Matthew Palmer, i dërguar i SHBA-së për Ballkanin.
Palmer kërkoi që kosovarëve tu liberalizohen vizat sa më parë.
Derisa Lajçak tha se rregullimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kryesore për rrugëtimin e këtyre dy shteteve në Bashkimin Evropian.
Por, sipas diplomates kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz për mos integrim jo vetëm të Kosovës, por edhe krejt Ballkanit perëndimor fajin e ka Serbia duke refuzuar njoh realitetin./Gazeta Enigma/