Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Memli Krasniqi zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Memli Krasniqi, kandidati i vetëm për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka marrë besimin e delegatëve për të udhëhequr këtë parti, raporton Gazeta “Enigma”.

Para përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturave, Enver Hoxhaj që ishte ushtrues i detyrës së kryetarit të këtij subjekti politik njoftoi se nuk do t’i hynte garës për kryetar.

PDK-ja mbeti pa udhëheqësi që nga nëntori i vitit 2020 kur Kadri Veseli dha dorëheqje nga pozita e kryetarit pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte nga Haga.

Për gati 17 vjet PDK-ja u udhëhoq nga ish-kryetari Hashim Thaçi i cili po ashtu është në paraburgim në Hagë i akuzuar për krime lufte.

Related Articles