Raportohet se është ndryshuar masa për mallra serbe në pikën e Merdares, Kusari thotë se ndalesa është ende në fuqi

Raportohet se është ndryshuar masa për mallra serbe në pikën e Merdares, Kusari thotë se ndalesa është ende në fuqi

Së fundmi është raportuar se Ministria e Punëve të Brendshme e ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe.

Siç raporton RTK Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim që të masa të ndryshohet nga  qarkullim i kufizuar në kontroll të shtuar në pikën e Merdares, përcjellë Gazeta Enigma.

Së fundmi Kosova është përballur me presion për heqjen e ndalesës së importit të mallrave nga Serbia. Gjermania ka kërcënuar që nëse nuk merret ky vendim atëherë Kosova nuk do të marrë pjesë në samitin e 14 tetorit.

Mirëpo për një gjë të tillë sipas shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, për sa ajo është në dijeni, ndalesa është ende në fuqi dhe se nuk shfuqizohet pa u vendosur “mekanizmat e sigurisë…siç janë skenerët”.

Në anën tjetër, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përshëndetur vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e masës së sigurisë për produktet e importuara nga Serbia. /Gazeta Enigma

Related Articles