Kosova përfituesi më i madh nga fondi i garancisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor

Kosova përfituesi më i madh nga fondi i garancisë së BE-së për Ballkanin Perëndimor

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë njoftoi më 16.10.2024 se Kosova është përfituesi më i madh në rajon nga Fondi i Garancisë për Ballkanin Perëndimor të BE-së dhe KfW (Banka Gjermane për Zhvillim), në mbështetje të qëndrueshmërisë së ndërmarrësve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, shkruan Enigma.

Vlera e marrëveshjes së nënshkruar me Fondin Kosovar të Garancisë Kreditore arrin në 22,1 milionë euro.

“Urime Fondit Kosovar të Garancisë Kreditore për nënshkrimin e marrëveshjes prej 22,1 milionë euro! Roli juaj në shpërndarjen e këtyre fondeve të garancisë kreditore është thelbësor për rritjen e ekonomisë së Kosovës,” thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Tutje Zyra e BE-së në Kosovë ka shkruar se qëllimi i kësaj nisme është të mundësojë përshkallëzimin e investimeve në fusha që kontribuojnë drejtëpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik dhe integrimin rajonal dhe në veçanti duke rritur konkurrencën e rajonit dhe krijimin e vendeve të punës.

Related Articles