Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të zhvillohen mbledhjet e pesë komisioneve parlamentare:
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport – Ora 10:00
- Në rend dite: Shqyrtimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim – Ora 10:00
- Shqyrtimi i Raportit me amendamente për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror.
- Shqyrtimi në parim i Projektligjit për financimin e menaxhimit të resurseve ujore.
- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal – Ora 10:30
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për vitet 2022 dhe 2023.
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti – Ora 11:00
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim – Ora 11:00
Këto mbledhje do të trajtojnë çështje të rëndësishme legjislative dhe raportuese, të cilat priten të ndikojnë në sektorë të ndryshëm./GAZETAENIGMA/