Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta pranojë sot zyrtarisht Raportin e Progresit për vendin. Gjatë një konference të mbajtur dje, ai theksoi rëndësinë e këtij raporti dhe pranoi se ai është shumë voluminoz.
Kurti shprehu se do të diskutohet për thekset kryesore që përmban raporti dhe për çështjet që lidhen me integrimin evropian dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta Enigma.
Ai nënvizoi se do të jenë të hapur për t’u përgjigjur lidhur me të gjitha aspektet e raportit që do të shqyrtohen.
“Për çështjen e integrimit evropian, raporteve me Bashkimin Evropian, nesër do ta pranojë edhe zyrtarisht Raportin e Progresit për vendin tonë dhe do të mundemi që t’ju drejtohemi lidhur me të gjitha gjërat të cilat thuhen e shkruhen e aludohen aty, sepse është shumë voluminoz, por besoj që qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutojmë e t’i shqyrtojmë ato”, është shprehur Kurti./GazetaEnigma/