Kuvendi i Kosovës, nesër do të mblidhet në ora 10:00, raporton Gazeta “Enigma”.
Një ndër pikat e rendit të ditës është edhe debat parlamentar për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit.
Ky është rendi i ditës:
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Propozim-rezoluta për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë,
- Debat parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2020,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë të Drejtësisë për vitin 2020,
- Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
- Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
- Zgjedhja e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.