Ministri i Financave, Hekuran Murati, është shprehur se qeveria e ka për qëllim uljen e imporit por që sipas tij kjo nuk mund të arrihet shpejt.
Kjo sipas Muratit, sepse fabrikat riprodhuese gjatë qeverisjeve të kaluara, janë shitur për hekur.
“A është synim i qeverisë që të ulët importi, patjetër që po. Ne për këtë kemi bërë edhe mbështetjen për herë të parë të prodhuesve vendor, duke subvencionuar kreditë investuese, gjithashtu kemi marrë edhe shumë masa tjera mbështetëse përmes ministrive të linjës”, u shpreh ai.
“Gjithsesi nuk mund të ulet importi në një ekonomi të cilën e kemi trashëguar, ku të gjitha fabrikat që kanë qenë prodhuese në këtë vend, ju i keni shitur për skrap”, shtoi Murati.
Ministri tutje gjatë seancës plenare të kuvendit, tha se diçka që është shkatërruar brenda 20 vjetëve, nuk mund të ndreqet për një mandat.
Seanca e kuvendit sot ka vetëm një pikë në rend dite, që është shqyrtimi i buxhetit prej 3.6 miliardë eurosh. /Gazeta Enigma