Ekzekutivi ndan mbi 7 milionë euro për bizneset “që të kenë qasje më të lehtë në financa”

Ekzekutivi ndan mbi 7 milionë euro për bizneset “që të kenë qasje më të lehtë në financa”

Qeveria ka ndarë mbi 7 milionë euro, për bizneset, që sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, “të rikapitalizohet fondi kosovar për garantimin e kredive dhe kësisoj të mundësohet vazhdimi i kreditimit të bizneseve”.

Kryeministri Albin Kurti specifikoi paraprakisht shumën e ndarë, e cila është 7 milionë e 368 mijë e 410 euro.

Murati tha se ky vendim do të mundësojë që të vazhdojë rritja e garantimit të kredive dhe që bizneset të kenë qasje më të lehtë në financa, duke mos pasur nevojë që të ofrojnë hipoteka si garanci apo pengje të tjera të pronave të tyre. / Gazeta Enigma.

Related Articles