Sot vaksinohet ministri Arben Vitia

Sot vaksinohet ministri Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të vaksinohet sot në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, kanë njoftuar nga MSH-ja, raporton Gazeta “Enigma”.

Siç është thënë në komunikatë, pas vaksinimit, Vitia do të flasë para gazetarëve për rendësinë e vaksinimit për mbrojtje nga Covid-19.

“Të enjten më 8 korrik, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia do të vaksinohet kundër COVID-19. Pas vaksinimit, Ministri Vitia do të mbajë një konferencë për media, me temë vaksinimin në masë të qytetarëve të Kosovës me vaksinën kundër COVID-19!”, thuhet në njoftimin e MSH-së/Gazeta Enigma.

Related Articles