Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë


Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në dyert e Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta Enigma.

Rastet e ndodhura janë në Pejë, Vushtrri dhe Zubin Potok.

Në Pejë dy persona dyshohet se kanë ofenduar dhe kanë tentuar të sulmojnë fizikisht një grua. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

Një rast tjetër në Vushtrri, më 12.12.2024 Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për dhunë në familje. Pas intervisitimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në mbajtje.

E në Zubin Potok, një grua shtetase e Shqipërisë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.

Related Articles