Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar prokurorët në zyrën e tij, për ta intervistuar lidhur me aferën e rezervave si dëshmitar, raporton Gazeta Enigma.
Kështu ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Prokuroria Speciale, përkatësisht prokurorët e rastit janë njoftuar se për shkak që kryeministri është jashtë vendit me agjendë të konfirmuar kohë më parë, ai nuk mund të jetë i pranishëm sot sipas ftesës së prokurorisë. Megjithëkëtë, kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë”, ka thënë Kryeziu. / Gazeta Enigma.