Thaçi në Gjykatën Speciale: Nuk kam ambicie politike, respektojeni Kushtetutën e Kosovës

Thaçi në Gjykatën Speciale: Nuk kam ambicie politike, respektojeni Kushtetutën e Kosovës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar në Gjykatën Speciale se aktakuza e ngritur ndaj tij para katër vitesh, në nëntor 2020, u bë vetëm tri muaj para rizgjedhjes së tij si president, ndërsa aktakuza shtesë e prezantuar tani, është ngritur vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, shkruan Enigma.

Tutje, Thaçi ka ripërsëritur se nuk ka ambicie politike dhe se nuk do të jetë pjesë e garës për kryeministër, president apo deputet. Ai theksoi se nuk paraqet asnjë rrezik për askënd në kuptimin politik dhe se gjatë gjithë jetës ka punuar për shtetin e Kosovës dhe vizionin për anëtarësimin në NATO dhe BE, në bashkëpunim me SHBA-në.

“Para se të deklarohem dëshiroj që të shtoj edhe diçka. Pikërisht në këtë fazë të hershme të këtij procesi, ju e dini para katër vitesh në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj apra se të rizgjedhesha president i vendit. Tash, para dhjetë ditësh nxitimthi Zyra e Prokurorit prezantoj aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”, tha Thaçi.

“Dua ta sqaroj edhe një herë, unë nuk jam pjesë e garës politike as nuk kam ambicie politke as për kryeministër, as për president, as për deputet e as edhe një ambicie tjetër për pozitë publike”.

Ish-presidenti i Kosovës tha se ai s’paraqet rrezik për askënd në kuptimin politik, dhe se siç tha ai gjithë jetën ia ka kushtuar lirisë së Kosovës.

“Ritheksoj se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik e as për ndonjë projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar për lirinë dhe shtetin e Kosovës dhe vizionin për anëtarësim në NATO dhe BE në bashkëpunim me SHBA-në. Por, dëshiroj të ritheksoj dhe nënvizioj domosdoshmërinë e resektimit etë Kushtetuëss dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mos respektimi i ligjeve dhe Kushtetutës nga palët në këtë sallë të shenjtë paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për cënimin e besimit qytetar, prandaj ftoj që të ruhet vetpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, tha Thaçi.

Related Articles