Në vitin 2011, popullsia e Kosovës numëronte 1,8 milionë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga Enti i Statistikave të Kosovës më 19 dhjetor 2024.
Nga këta, shqiptarët përbëjnë 90 përqind, ndërsa serbët janë mbi tre përqind, transmeton Gazeta Enigma.
Të dhënat për popullsinë serbe janë vlerësuar, pasi një pjesë e madhe e këtij komuniteti e ka bojkotuar censusin.
Censusi në Ballkan çështje delikate!
Kosova vuan prej emigracionit masiv prej nga njerëzit largohen drejt vendeve të tjera në kërkim të punës. Sipas vlerësimeve zyrtarerreth 800.000 kosovarë jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së – gati gjysma e tyre në Gjermani.
Në përgjithësi censusi në shumë vende të Ballkanit është një çështje delikate: Rënia e natalitetit, emigracioni masiv dhe tensionet etnike e vështirësojnë hulumtimin e saktë të numrit të popullsisë. /GazetaEnigma/