Premtime të mëdha në fushën e ekonomisë nga partitë – Sa janë të realizueshme ato?

Premtime të mëdha në fushën e ekonomisë nga partitë – Sa janë të realizueshme ato?

Partitë politike kanë filluar fushatën zyrtarisht më 11 janar, 2025, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit që do të mbahen në Kosovë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Gjatë fushatës, por edhe para fillimit të saj, kandidatët për kryeministër nga partitë ekzistuese, kanë bërë premtimet e tyre ekonomike, nëse marrin në dorë timonin e “kuletës” së shtetit.

Për dallim nga partitë që synojnë pushtetin, partia në pozitë, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë asnjë premtim elektoral në këtë fushë. Madje kjo parti, në krye me kandidatin për kryeministër, i cili synon karriken për herë të tretë, ka hyrë në fushatë pa program qeverisës.

Premtimet elektorale në fushën e ekonomisë

Kandidati për kryeministër i subjektit më të madh opozitar, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka premtuar për rritje të pagave për shërbyesit publik në koeficient 150 euro, qysh në ditët e para të qeverisjes.

Abdixhiku ka thënë se me të në krye të shtetit, do i realizoj këto premtime në fushën e ekonomisë:

– 5% rritje ekonomike

– 5 miliardë euro investime

– 5 miliardë euro buxhet në fund të mandatit

– Koeficient 150

– Pako Fiskale 2.0

– 0% TVSH për produkte bazike

– 170 milionë euro për Aviokompani Kombëtare

– Privatizimi i 51% akcioneve të Telekomit

– 80 milionë euro për qendrën moderne në Brezovicë

– 50 milionë euro për Qendrën e Skijimit në Pejë

– Themelimi i Ministrisë së ICT-së

– 120 milionë euro TECH FUND

– 30 milionë euro për Parkun Teknologjik

– Trajnimi i 40 mijë të rinjve në ICT

– 15 milionë euro për themelimin e Qendrës Kombëtare tëIntelegjencës Artificiale.

Në Gjilan, Gjakovë, Pejë, Prizren e Ferizaj, Abdixhiku ka premtuar se do të ndërtohen stadiumet e reja rajonale, të kategorisë së UEFA-s 3 dhe 4, me kapacitet 6000 deri në 7000 ulëse. Kosto e një stadiumi të tillë është rreth 12 milionë euro; financim i Qeverisë Qendrore.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë premtimin më të madh sa i përket koeficientit të pagave.

“Pagat në sektorin publik do të rriten me 50% për  shërbyesit civilë, mjekët, infermierët, mësuesit, profesorët, zjarrëfikësit, ushtarët, policët e të gjithë ata që marrin rroga nga buxheti i shtetit. Për dallim, për pozitat me paga të larta dhe emërime politike, rritja do të jetë 30%. Për sa i përket pensioneve, në qeverinë time nuk do të ketë pension më të ulët se 200 euro. Ndërsa, pensionet kontributdhënëse do të rriten me 30%, duke u bazuar në përvojën e punës”, ka thënë Hamza, i cili synon pushtetin me slloganin “Ma mirë”.

Ai ka premtuar rritje 50% të pagave të mësidhënësve, si dhe 25 milionë euro bursa studentore çdo vit.

Hamza ka premtuar subvencione nga 100 euro për çdo familje që nuk mund t’i regjistrojë fëmijët në çerdhet publike.

Hamza ka premtuar grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%.

Në fushën që prek ekonominë e Kosovës, keq nuk e ka lënëme premtime edhe kandidati për kryeministër i koalicionit, AAK – Nisma e të tjerët, Ramush Haradinaj.

“Në qeverinë e ardhshme që ne synojmë ta ndërtojmë, vlera e koeficientit do të jetë 155 euro. Që në vitin e parë nuk do të ketë pagë minimale nën 500 euro dhe pagë mesatare nën 1000 euro. Pagat në vitet vijuese do të rriten 12-13% për çdo vit, dhe në fund të mandatit qeverisës më 2028, paga mesatare do të jetë rreth 1500 euro. Rritja e pensioneve të të gjitha kategorive në vitin 2025 do të jetë 50% në krahasim me shumat e paguara në vitin 2024, dhe pastaj do të ndjek kuoten e rritjes sipas modelit të rritjes së pagave”, ka premtuar Haradinaj.

Haradinaj ka premtuar 500 milionë euro për bizneset e reja, si garancë për të ndaluar trendin e rrugës së mërgimit nga kosovarët e rinj.

Tutje, ai ka thënë se do të mbështesin personat me nevoja të veçanta me pension prej 500 eurosh.

Sa janë të realizueshme këto premtime elektorale?

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj, ka thënë se ka një “hendek të madh” në raport mes premtimit dhe realizimit të tyre.

“Premtimi ne raport me realizimin po mbetet një hendek i madh për faktin që po mvaret se si do dalin forcat politike nëzgjedhjet e 9 Shkurtit, e poashtu edhe cilat forca do tëqeverisinë dhe sa do të emërojnë ministra kompetent për dikasterin ekonomik të cilët do të dijnë të realizojnëprogramet. Pra, do varet orientimi i qeverisjes dhe se a do zgjatë mandati i qeverisë e cila do rezultoj në realizimin e premtimeve”, ka thënë Kadrijaj për Gazetën “Enigma”.

Tutje, ai ka thënë se në bazë të praktikës që ka ndodhur deri më tani, nuk janë realizuar premtimet gjithherë, siç ka ndodhur me partinë në pushtet, sipas tij.

“Është normale që të bëhen premtimet në kohë fushate, pra nëse e kuptojmë drejtë janë ambicie për të bërë diçka më mirë,por duhet të kuptojmë edhe anën tjetër të medaljes, ku në bazëtë praktikës nuk realizohen gjithherë premtimet. Rastin më të freskët e kemi partinë në pushtet, pra qeverinë Kurti, ku realizimin e premtimeve nuk e ka kaluar as 10%-in”, tha ai.

Ai e sheh me optimizëm më të madh realizimin e premtimeve nga opozita, të cilat sipas tij, kanë më shumë kuadro, dhë një program aktual, për ti realizuar ato.

“Për dallim të partisë në pushtet, vlerësoj që partitë opozitare kanë më shumë kuadro profesionale dhe pak a shumë edhe realizimi i premtimeve është më i mundshëm poashtu për dallim nga partia në pushtet dhe të kryeministrit Kurti, partitëopozitare kanë ofruar programin qeverisës dhe njëherit dhe atëekonomik që së paku mbështeten dikund. Ndërsa qeveria aktuale përveç që nuk ka realizu programin qeverisës gjatëmandatit, njëherit nuk ka ofuar program qeverisës në këto zgjedhje”, ka shtuar ai.

Kadrijaj nuk i sheh të realizueshme premtime e bëra në pagat dhe skemat pensionale, pasi së pari duhet të kemi investime.

“Por nga ajo qe shihet në teren dhe që ndëgjohet nga lideret,pothuajse të gjithë janë fokusuar në paga dhe pensione, që për mua si ekonomist nuk është e realizueshme, per faktin që njëherë duhet të kemi investime, sepse ato fuqizojnë biznesin dhe biznesi mbushë arkën e shtetit dhe potencialisht e rritëmirëqenien ekonomike në vend përmes punësimit”, ka përfunduar ai. / Gazeta Enigma/

Related Articles