Konjufca flet pas vendimit të Kushtetueses: Gjykata s’ka gjetur shkelje në votimin e fshehtë

Konjufca flet pas vendimit të Kushtetueses: Gjykata s’ka gjetur shkelje në votimin e fshehtë


Ish kreu i Kuvendit nga LVV, Glauk Konjufca, ka theksuar se interpretimi i LVV-së, për aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, është se partia e tij nuk e ka shkelur Kushtetutën e vendit, kur ka propozuar votimin e fshehtë për kryeparlamentar, raporton Gazeta Enigma.

“Të gjithë ata që thonë se Avni Dehari e shkeli kushtetutën përmes votimit të fshehtë, janë lexues të dobët të vendimit, ose nuk e kanë lexuar vet”, theksoi ai në një konferencë për media.

Tutje ai foli edhe për emrin e kryeparlamentarit, interpretim për të cilin dha edhe Kushtetuesja.

 “Interpretimi i LVV-së, sa i përket raportit të kryetarit me nënkryetarët, sepse propozimi i VV-së ishte që t’i vendosim të gjithë në pako dhe t’i votojmë duke mos iu përzier njëri tjetrin se kënd do ta propozojnë. Por Gjykata Kushtetuese, tha se kjo nuk është një instruksion se si duhet të bëhet, është vetëm një paralajmrim, që gjykata ka thënë se nëse hyhet në këtë rrugë, atëherë duhet ta dini që kjo nuk mund të bëhet njëanshëm vetëm për kryetar”, tha Konjufca.

Tutje Konjufca ka thënë se sipas formës së si LVV-ja e ka lexuar interpretimin e Kushtetueses, theksohet që “përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit, i takon gjitha partive”, dhe jo vetëm subjektit fitues, në këtë rast LVV-së.

“Atëherë a po më tregoni se cka kanë bërë partitë e tjera për të dal nga bllokada”, pyeti hipotetikisht ai. / Gazeta Enigma.


Related Articles