Abrashi i mllefosur me Prokurorinë Speciale lidhur me hetimet për urat në Ibër

Abrashi i mllefosur me Prokurorinë Speciale lidhur me hetimet për urat në Ibër

Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka thënë se pos mllefit nuk ka fjalë tjetër për të shprehur për Prokurorinë Speciale, e cila ka nisur hetimet për çështjen e kontratës për ndërtimin e urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Siç thotë Abrashi, detyrë e Prokurorisë është ta luftojë krimin e organizuar, por jo të nisë hetime ndaj institucioneve të Kosovës.

“Është me të vërtetë për keqardhje që Prokuroria Speciale në vend se ta kryejë obligimin dhe mandatin e saj kushtetues në luftimin e krimit të organizuar dhe elementit destruktiv që i bëhet si sabotazh shtetit tonë, është vë në funksion të luftimit të institucioneve të Kosovës. Fakti që dikush heton kontrata që lidhen me angazhimin e Qeverisë për të shtruar sovranitet, rend dhe ligj në veri, për ta përmirësuar lirinë e lëvizjes, dhe i sheh si rrezik e shkelje ligji, nuk kam fjalë tjetër përpos të shprehi mllef”, ka thënë ai në konferencë për media.

Prokuroria Speciale ka thënë të enjten se nuk ka kompetencë të vlerësojë apo miratojë ndonjë projekt infrastrukturor, por se e ka për detyrë të veprojë kur ka dyshime për keqpërdorim të fondeve publike.  

Related Articles