SBAShK-u i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale

SBAShK-u i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, që do të mbahet më 7 gusht, nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në një komunikatë lëshuar për media, SBAShK-u bën të ditur se punëtorët e arsimit, nga çerdhet e deri në universitete, do të jenë pjesë e kësaj proteste paqësore, të cilën e cilësojnë si “një zë i fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë”.

“Zëri ynë do të bashkohet me zërin e së vërtetës. Me pjesëmarrjen tonë, ne dërgojmë një mesazh të qartë, që ne nuk harrojmë sakrificën! Falë atyre që sot padrejtësisht ndodhen në qeli, ne sot gëzojmë lirinë, ecim të lirë në shtetin tonë dhe edukojmë brezat për atdhedashuri e drejtësi”, thuhet në njoftim.

Related Articles