Millosh Antoviq pranon fajësinë për sulmin ndaj trupave të KFOR-it

Millosh Antoviq pranon fajësinë për sulmin ndaj trupave të KFOR-it

Millosh Antoviq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it, ka arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë Speciale, raporton Gazeta Enigma.

Sipas aktakuzës së dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Antoviq akuzohet për katër vepra penale: “Sulm ndaj personit zyrtar”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm”.

“Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve”.

Prokuroria ka propozuar që të shqiptohet dënim unik prej 5 vjetësh burgim dhe gjobë 20 mijë euro.

Ndaj Antoviqit u ngrit aktakuzë më 30 korrik të këtij viti.

Antoviq ka thënë para gjykatësit se është i vetëdijshëm që me anë të marrëveshjes me prokurorinë e ka pranuar fajësinë dhe ka hequr dorë nga e drejta për gjykim të rregullt, për thirrjen e dëshmitarëve e prezantim të provave. 

Kujtojmë se Antoviq akuzohet për sulmin më 29 maj të vitit 2023 në Zveçan, ku u lënduan disa ushtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Related Articles