Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale

Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale

Këtë të diel duke filluar nga ora 14:00 mërgimtarët dhe shumë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare do të mbajnë një protestë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.

Shumë prej tyre veçse kanë arritur në Hagë një ditë më herët për të marr pjesë në këtë protestë.

Protesta do të mbahet në një park afër muzeut Madurodam, pasi që te Gjykata Speciale një gjë e tillë nuk është lejuar për arsye të sigurisë.

Mbështetje për protestën e sotme që organizohet nga mërgata shqiptare, treguan edhe krerët e disa prej partive kryesore në vend.

Related Articles